Futbollisti 20-vjeçar i Veronës Marash Kumbulla, që njëkohësisht mbron edhe ngjyrat e kombëtares shqiptare, me shumë mundësi sezonin e ardhshëm do të luajë për klubin e Juventusit. Kampionët e Italisë sipas gazetës La Stampa në version print kanë arritur marrëveshjen me Verona-n për blerjen e qendërmbrojtësit.
Për të mposhtur konkurencën e Interit, klub që deri më tani ishte interesuar fuqishëm për shërbimet e shqiptarit, Juventus raportohet të ketë rënë dakord për të paguar 32 mln euro. Ndërkohë nuk bëhen me dije nëse ka një akord mes futbollistit dhe klubit kampion të Seria A, por për momentin kjo duket gjëja më pak e vështirë për t’u arritur.
Përveç Juventusit dhe Interit për mbrojtësin e talentuar nga Shkodra të interesuar raportohet të kenë qenë Napoli, Chelsea dhe Lyon.
Deri në ndërprerjen e Seria A për shkak të koronavirusit Kumbulla ka qenë një nga qendërmbrojtësit më efektiv të Verona-s dhe jo vetëm, ndërsa në këtë sezon ka realizuar edhe një gol në ndeshjen kundër Sampdoria.
BRAVO kumbulla...
Përgjigju