Juventus shet Hernanes, braziliani
së shpejti në Kinë

Juventus shet Hernanes, braziliani<br />së shpejti në Kinë
Juventus ka rënë dakort me ofertën e ardhur nga Kina për shërbimet e brazilianit, Hernanes dhe së shpejti pritet që ai të largohet nga skuadra italiane.

Sipas Goal.com, është arritur marrëveshja mes skuadrës italiane dhe skuadrës së Hebei Fortune, e cila luan në Super Ligën Kineze.

Nga shitja e brazilianit, i cili ka kaluar vetëm një sezon e gjysmë te kampionët e Italisë, Juventus pritet të përfitojë një shumë prej 10 milionë euro.

Hernandes i cili periudhën më të mirë të karrierës së tij e ka kaluar në skuadrën e Sao Paulo në Brazil, me të cilën arriti të merrte dy herë titullin kampion në kampionatin brazilian, si dhe mori çmimin si “Futbollisti i Vitit” dy herë në Brazil, ka luajtur vetëm 24 ndeshje me fanellën e Juventus.

Skuadra e Hebei Fortune, drejtohet nga ish trajneri i Manchester City, Manuel Pellegrini, i cili mori drejtimin e skuadrës në gushtin e vitit të kaluar, pasi skuadra e përfundoi kampionatin në vendin e shtatë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos