Juventusi ka hedhur një hap mjaft të rëndësishëm për kualifikimin në turin tjetër të Champions League pas fitores bindëse me kampionët e Europës në "Juventus Stadium" në Torino përballë ekipit të Celsit.

Bardhezinjë kanë dominuar lojën gjatë 90' minutave duke mos e vendosur në diskutim fitoren për asnjë moment.

Golin e parë për ekipin e Juventusit e shënoi Kualiarela në minutën e 38', Vidal në minutën e 61' , Giovinko 90' trefishoi shifrat.

Celsi pas humbjes pothuajse është jashtë Champions League, pasi Shaktari kryeson me 10 pikë pas fitores me danezët.

Ndërkohë që Barcelona, Lila, Cluj, Benfika e Shaktari fitojnë, Valencia - Bayer Mynih kanë barazuar, ndërsa Manchester United ka humbur përballë Galatasaray në Turqi.
(d.b/shqiptarja.com)