Fernando Lorente është shumë pranë kalimit në Itali, në ekipin e Juventusit. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë gati që të ofrojnë një shumë prej 18 milionë eurosh plus bonuest për të bindur spanjollët. Drejtusit e ekipit të Atletiko Bilbaos e kanë shumë të qartë që sulmuesi nuk do të qëndrojë shumë gjatë në klubin “bask” dhe janë vënë në shqyrtimin e ofertave me të mira për të përfituar sa më shumë nga shitja e tij.

Ndërkohë që ekipi i Juventusit është gati që të bëjë të vetin sulmuesin potencial, pasi akoma nuk ka siguruar shërbimet e një bomberi që do të mbështetet për edicionin e ri futbollistik. Nëse Lorente do të arrinte akordin me Juventusin do të ishte kalimi më i rëndësishëm i merkatos së verës në Serinë A.

(d.b/shqiptarja.com)