Juventus 'zhytet' në shtëpi, Inter bën detyrën ndaj Empolit të shqiptarëve! Ngec Reali, Gladbach shkatërron Bayern Mynchen

Humbja kundër Rajo Vallecano-s me rezultatin 1-0 ka mbushur kupën për Ronald Koeman. Barcelona ka marrë vendimin për shkarkimin e holandezit që prej kohësh përflitej se mund të largohej për shkak të rezultateve të dobta. Për momentin skuadra do të drejtohet nga trajneri i ekipit B Serxhi Berhuan, por pritet që Ksavi të jetë zëvendësuesi natyral i holandezit Koeman.

Ndërkohë po për javën e 10 të La Liga-s Real Madrid nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 kundër Osassuna-s. Për skuadrën e Ancelotti-t konsiderohen dy pikë të humbura, ndërsa ky është barazimi i dytë radhazi në ‘Berbaneu’. Pavarësisht këtyre statistikave Real Madrid udhëheq kampionatin me 21 pikë, me po aq pikë sa Sevillia, Betis dhe Real Sociedad.

Në Seria A Juventus ka pësuar një disfatë të rëndë nga ana psikologjike, pasi Sassuolo ka fituar 1-2 në Torino. Për bardhezinjtë kjo humbje do të thotë shumë, pasi aktualisht gjenden 13 pikë më pak se Milani i vendit të parë. Në ‘Allianz Stadium’ miqtë kaluan në avantazh në fundin e pjesës së parë me Fratessi, ndërsa Juventusi barazoi përkohësisht me McKennie. Golin e fitores për Sassuolo-n e realizoi Lopez në minutën e 95 të sfidës, atëherë kur Juventus ishte hedhur në sulm për fitoren.

Ndryshe nga Juventusi Inter ka bërë detyrën duke mposhtur pastër 0-2 Empolin e shqiptarëve në transfertë. Për zikaltërit realizoi fillimisht Dambrosio, ndërsa Di Marco vulosi shifrat përfundimtare. Vlen të theksohet se Empoli aktivizoi nga minuta e parë Nedim Bajramin dhe Ardian Ismajlin, ndërsa në vijim hyri si zëvendësues edhe elbasanasi Kristajn Asllani. Me këtë fitore Inter shkon në -7 pikë nga kreu i kampionatit. Po për javën e 10 të Seria A Lazio fitoi 1-0 kundër Fiorentinës, ndërsa Roma mposhti 1-2 në transfertë Cagliarin.

Në Gjermani Bayern është eliminur nga Kupa në fazën e 1/16 pasi Monchengladbach e shkatërroi me rezultatin 5-0.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim