Turqia fitoi të martën 0-1 kundër Kosovës në 'Fadil Vokrri' të Prishtinës, teksa 'Dardanët' humbën në finalen që do i dërgonte në grupet e Kupës së Botës 2026. Zhgënjimi dhe lotët kanë qenë prezent mbrëmë kudo ku ka shqiptarë, ndërsa futbollistët e Kosovës në fushë e përjetuan keq disfatën.

Edon Zhegrova luajti në pjesën e dytë dhe mërzia e tij ishte e dukshme, por për ta ngushëlluar disi u kujdes Kenan Yildiz, i cili fitoi në këtë duel me Turqinë, por dyshja ndajnë të njëjtat ambiente te Juventusi në Serie A të Italisë.

Yildiz la festën me ekipin duke u shkëputur dhe për disa çaste përqafoi dhe foli me Zhegrovën, si një mesazh se futbolli nuk është vetëm 90 minuta në fushë, por raporti që krijohet nga loja vlen më shumë se kaq.

Për koiçidencë Edoni dje festoi ditëlindjen e 27-të, por dhurata e madhe e kualifikimit historik mungoi.