Juventusi tregoi forcën sonte përballë Udineses duke e shkatërruar me formacionin e dytë me rezultatin e thellë 4-1. Padyshim që ylli i mbrëmjes ishte Moise Kean, që shënoi dy gola, ndërsa pokerin e plotësuan Can dhe Matuidi.
Por, pavarësisht triumfit sonte dhe kampionatit që thuajse e ka hipotekuar, bardhezinjtë mendjen e kanë në sfidën e 12 marsit në shtëpi përballë Atletikos së Madridit.
Sfida e parë e luajtur në Madrid mes Atleticos dhe Juventusit u mbyll me rezultatin 2-0 në favor të skuadrës madrilene, por kampionët e Italisë besojnë te përmbysja.