Juventusi vazhdon serinë e rezultateve pozitive në Serinë A duke mbajtur kryesimin edhe pas ndeshjes me Xhenoan në transfertë. “Zonja e Vjetër” ka zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë duke shënuar tre gola. Torinezët nuk e kanë nisur ndeshjen mirë duke pësuar gol në minutën e 18’ me Immobile-n. Disavantazhi mobilizon miqtë që nuk pajtohen me rezultatin duke u hedhur në sulm, por pjesa e parë mbyllet vetëm me dy kartona të verdhë për Pirlon dhe Bonucin. Me fillimin e pjesës së dytë avantazhi i vendasve nuk zgjat për shumë minuta, pasi Giangerini barazon shifrat në minutën e 61 duke rikthyer baraspeshën dhe Juventusin në lojë. Goli rrit optimizmin te bardhezinjtë që kalojnë për herë të parë në avantazh me Vucinic në minutën e 72’ me 11 - metërsh. 6 minuta nga fundi, blerja e fundit në merkato, Asamoah, trefishon shifrat duke vulosur rezultatin. Edhe Napoli ka regjistruar tre pikë me vlerë pas fitores në “Sao Paolo” me shifrat 3-1 me Parmën. Golat për Napolin janë shënuar nga Cavani me 11 - metërsh në minutën e 3’, Pandev dyfishon në të 39’. Parolo ka ngushtuar diferencën në minutën e fundit të pjesës së parë. Me fillimin e pjesës së dytë napoletanët rrisin presionin dhe vulosin fitoren me Insigne në minutën e 77’. Në ndeshjet e tjera ka spikatur fitorja e Lacios dhe Bolonjës në transfertat me Kievon dhe Romën.

(d.b/shqiptarja.com)