Milani nuk ka habuar dhe është rikthyer bindshëm te fitorja, pasi dominoi Leçen dhe mori tri pikë të rëndësishme përpara pushimit të zgjatur për ndeshjet e kombëtareve. Kuqezinjtë triumfuan 3-0 në “San Siro”, duke regjistruar suksesin e gjashtë radhazi ndaj Leçes në Serie A. Pulisiç në pjesën e parë dhe Rabiot e Moreira në të dytën e bënë shumë të lehtë fitoren e Milanit pas 2 barazimeve në kampionat, të cilët tashmë shkojnë vetëm dy pikë larg Romës e Interit në krye.
Juventus mori 3 pikë shumë të rëndëisishme në fitoren 2-0 ndaj Atalantës në javën e pestë të Serie A. Fillimisht Conceição me një gjuajtje më të majtën dhe më pas me kokë Gleison Bremer shënuan dy golat që i siguruan Juventusit fitoren pas humbjes me Sasuolon javën e kaluar në kampionat. Bardhezinjtë shkojnë në kuotën e 10 pikëve, 3 më pak se kreu.
Më herët në Seria Como hodhi në erë shansin e artë për t’u bashkuar me skuadrat e kreut si Roma, Inter dhe Lazio. Kundër Frosinone-s të besuarit e Cesk Fabregas u befasuan nga vendasit, të cilët fituan 2-0. Napoli i Allegri-t ndërkohë u ndal në barazim 1-1 nga Fiorentina.
Në Spanjë derbi i parë i sezonit është i Atletico Madrid. Skuadra e drejtuar nga Simeone mposhti 2-1 Real Madrid-in e drejtuar nga Jose Mourinho, që për pasojë mori humbjen e 2 në 7 javë kampionat. Në Metropolitano pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën vendimtar ishte kartoni i kuq i Hujsen. Mbrojtësi spanjoll shkaktoi penallti që u konvertua në gol nga Grimaldo.
Vetëm pak çaste më pas, i padëshiruari te Juventus, sulmuesi Jonathan David dyfishoi rezultatin, duke i dhënë një goditje të fortë rivalëve. Nga ky moment Atletico u përpoq më shumë të kontrollonte lojën, ndërsa goli i vonë Rudiger vlejti sa për statistikë, pasi ‘el colchoneros’ ia dolën me rezultatin 2-1. Kjo fitore e ngjiti Atletico Madrid në vendin e dytë me 5 pikë më pak se Barcelona kryesuese dhe 1 pikë më shumë se Real Madrid i vendit të tretë.
Edhe PSG në Francë duket se është rikthyer te fitoret. Ferran Torres dhe Marquinhos i japin kryeqytetasve fitoren në derbin ndaj Marseille. Rezultati u zhbllokua në minutën e 66-të nga Ferran Torres. Përgjigjja e Marseille erdhi vetëm gjashtë minuta më pas por barazimi nuk zgjati shumë. Skuadra parisiene reagoi menjëherë dhe e rimori avantazhin në minutën e 74-të me Marquinhos për rezultatin fundor 2-1. Kjo ishte fitorja e dytë e PSG-së në këtë edicion të Ligue 1, duke e çuar ekipin në vendin e gjashtë me tetë pikë pas pesë xhirove.











Komente
Komento