Pas La Ligës dhe Premier Ligës ka filluar edhe Seria A me dy ndeshjet Fiorentina - Udinese dhe Juventus - Parma. Ndeshja e parë e zhvilluar në orën 18:00 ka përfunduar me fitoren e violëve me rezultatin 2-1. Fillimisht kanë kaluar në avantazh miqtë me Maicosuel në minutën e 28 të pjesës së parë. Me këtë rezultat është mbyllur edhe pjesa e parë. Me fillimin e pjesës së dytë, Jovetiç ka barazuar shifrat në 1-1.
Një minutë përpara fundit të ndeshjes është përsëri malazezi që i jep tre pikët e para Fiorentinës. Spektakli është rezervuar në mbrëmje me ndeshjen Juventus - Parma. "Zonja e Vjetër" e ka nisur mbrojtjen e titullit kampion me shumë vështirësi. Juve ka mundësinë për të kaluar në epërsi me Vidal në miuntën e 34, por juventini gabon para portës. N ëpjesën e dytë, Lishtainer shënon duke i dhënë avantazhin ekipit të tij. Katër minuta më pas, goli i Vidalit shoqërohet nga ai i Andrea Pirlos, i cili vulos rezultatin në 2-0.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com