Në "Artemio Franchi" Fiorentina fitoi 3-0 kundër Juventusit. Skuadra "Vjollcë" dominoi fillimin e takimit dhe gjeti dy gola të shpejtë me Gosens dhe Mandragora në minutat 15-të dhe 18-të. Juventusi u "hodh në tapet" pas këtij momenti dhe nuk mundi të reagonte. Për të "vulosur" gjithçka mendoi Gudmundsson në minutën e 53 me golin e tretë, teksa vlen për t'u përmendur se një ish si Fagioli dhuroi dy asiste. Fiore me 48 pikë ngjitet në vendin e tetë, ndërsa Juve me 52 pikë mbetet në pozitën e pestë. Pas humbjes 0-4 në Torino nga Atalanta, "Zonja e Vjetër" e pëson sërish, ndërsa  trajneri Thiago Motta është konfirmuar në stol nga drejtori sportiv, Cristiano Giuntoli.

Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
  • Sondazhi i ditës: 21 Nëntor, 17:11

    Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?