Chelsea dhe Arsenal janë pas Dusan Vlahovic, sulmuesit të Juventusit që mund të largohet që në janar
"Vlahovic ishte në pankinë kundër Milanit për shkak të një zgjedhjeje teknike". Deklaratat e fundit nga Thiago Motta nuk fsheh asgjë se numri 9 i Juventusit nuk është pikë qëndrore në projektin e trajnerit të Juventusit. Pas fjalëve të italo-brazilianit qëndron gjithmonë referenca "të gjithë janë të dobishëm, askush nuk është i domosdoshëm", gjë që është kaq e zakonshme në të gjithë botën e futbollit, jo vetëm rreth bardhezinjve.
Fitorja kundër Milanit duke vendosur Nico Gonzalez si qendërsulmues "fals", i kombinuar me blerjen e Kolo Muanit të çojnë në deduksionin logjik se Thiago Motta nuk do të kundërshtonte shitjen e Vlahovic në dhjetë ditët e ardhshme.
Ky largim është i komplikuar duke pasur parasysh rrogën prej 12 milionë eurosh në sezon të lojtarit, për të mos thënë që Juventusi do të duhej të gjente një tjetër sulmues, por nuk mungojnë admiruesit, veçanërisht në Premier League.
Sipas La Stampa, emri i serbit ishte në bisedimet me Chelsean për këmbimin me Veigën dhe Chilluell; edhe pse shtypi anglez mbetet i ftohtë për opsionin, nuk duhet të harrojmë se 'Blutë' dhe bardhezinjtë kishin negociuar për këtë temë verën e kaluar.
Pista më e besueshme mbetet ajo që çon te Arsenali. Arteta humbi Gabriel Jesus për shkak të lëndimit deri në fund të sezonit dhe ka nevojë për një sulmues edhe pse trajneri i 'Topçinjve' ka treguar se preferon lojtarë me karakteristika të ndryshme nga ato të Vlahovic.
Megjithatë, negociatat mund të realizohen në ditët e fundit të afatit kalimtar, veçanërisht nëse klubi anglez nuk gjen alternativa të vlefshme në treg.