Juventusi rikonfirmohet kampion i Italisë.Në Torino gjithçka shkon sipas parashikimeve. Bardhezinjtë mposhtin 1-0 Palermon falë një goli të Vidal me penallti dhe për të dytin vit radhazi shpallen kampion të Italisë.
Djemtë e Conte-s pas një pjese të parë të luajtur jo në ritme të larta zgjidhin ndeshjen në pjesën e dytë. Duhet të ishte 5 maji dita e titullit dhe 5 maji zyrtarizoi titullin bardhezi. Pikërisht kjo datë u rikojton Juventusit dhe juventinëve titullin historic të fituar në dëm të Interit në vitin 2002.
Juvja mposht Palermon dhe tre javë nga fundi siguron matematikisht vendin e parë.Ky është titulli numër 29 kampion në historinë e gjatë të klubit bardhezi por për tifozët dhe drejtuesit është I 31-ti pasi dy tituj I janë hequr pas procesit “Calciopoli”. Ndryshe nga sezoni I kaluar ,këtë sezon skuadra torineze nuk ka pasur rival.
Redaksia online
(a.k/ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com