Juventusi me drejtorin Cristiano Giuntoli po mendojnë seriozisht të afrojnë në ekip Victor Osimhen. Sulmuesi nigerian luan në huazim te Galatasaray dhe verën e 2025 do ishte lojtar i lirë, pasi Napoli e largoi për shkak se 25-vjeçari nuk rinovoi.
Dhjetë golat në 13 ndeshje e këtij sezoni kanë bërë që shumë klube të jenë të interesuara për të. Veç Juventusit, PSG dhe Manchester United janë të gatshëm të futen në negociata.
Napoli është i gatshëm ta lërë të lirë sulmuesin që në janar, nëse ndonjë ekip ofron deri në 75 milionë euro. "Zonjë e Vjetër" dhe dy klubet e tjera nuk janë të gatshëm të paguanin këtë shumë të lartë, në një kohë që qershori është pranë dhe Osimhen do lirohej nga kontrata.
Për këtë kërkohet një marrëveshje mes palëve të interesuara, Napolit dhe lojtarit, por paga e tij prej 12 milionë eurosh në sezon ka stepur Juventusin. Duket se bardhezinjtë po presin verën dhe një mundësi është shitja e Vlahovic, kjo për të lënë një hapësirë frymëmarrjeje nga paga e lartë e serbit.