Juventusi kërkon të luajë tiki-taka, Guardiola është ëndrra për pankinën

Juventusi kërkon të luajë tiki-taka, Guardiola është ëndrra për pankinën

Juventusi kërkon që nga sezoni i ardhshëm të luajë tiki-taka. Bardhezinjtë po mendojnë për Pep Guardiolën si trajner për të zëvendësuar Max Allegrin. Sipas mediave italiane për momentin Juventusi po studion terrenin dhe do të kuptojë idetë e spanjollit Pep Guardiola. Duhet thënë që në krye të herës se kjo është një ëndërr e vështirë për tu realizuar dhe se favorit  për të zëvendësuar trajnerin aktual Allegri është Zinedine Zidane. Duket tashmë se praktikisht Allegri në fund të sezonit do largohet nga pankina e kampionëve të Italisë.

Agjenti i Pep Guardiolës është vëllai i tij Pere dhe ai kohët e fundit është parë në Torino pa ndonjë motiv konkret. Thuhet që ka pasur një takim njohës me drejtuesit bardhezinj. Pep Guardiola do ishte goditja e madhe për Juventusin ashtu siç realizoi edhe goditjen Cristiano Ronaldo. Por do jetë shumë e vështirë për disa arsye. Pep Guardiola ka një kontratë deri në vitin 2021 me Manchester Cityn dhe përfiton jo pak por 23.5 mln euro në sezon. Një shumë kjo e konsiderueshme edhe për arkat e një klubi si Juventusi.

I vetmi faktor që mund të jetë në favor të Juventusit është se nëse City fiton kampionatin dhe Championsin atëherë mund të jetë vet Guardiola që të kërkojë largimin për të provuar edhe një aventurë në Serinë A. Megjithatë Guardiola tek Juventusi mbetet për momentin thjesht një ëndërr ndërsa opsioni më realist është Zinedine Zidane. Francezi është i lirë për momentin dhe mund të kënaqej me një pagë diçka më shumë se 7.5 mln euro në sezon.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë