Juventusi mposht Cagliari
2-0. Dy gola nga Higuain

Juventusi mposht Cagliari<br />2-0. Dy gola nga Higuain
Juventusi vijon me fitore edhe në javën e 24-të të Serisë A.

Bardhezinjtë kanë fituar mbremë në transfertë 2-0 ndaj Kaljarit dhe ngjiten në kuotën e 60 pikëve duke mbajtur ne 7 pikë diferencën me Romën e vendit të dytë.

Ndeshjen e djeshme e zgjidhi sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain që shënoi dy gola nga një për çdo pjesë.

Ndeshja e djeshme ishte e 100-ta për trajnerin Allegri në pankinën e Juves në Serine A duke siguruar edhe fitoren numër 100 në të gjitha kompeticionet.
 
Ndërsa në kampionatin spanjoll Atletiko Madrid ka bërë mrekullinë e radhës duke fituar me përmbysje 3-2 ndaj Selta Vigo.
 
Ndeshja e zhvilluar ne stadiumin Kalderon ka dhuruar shumë emocione dhe raste.
 
Pjesa e parë ka përfunduar ne barazim 1-1 ku Torres shënoi një super gol për vendasit.

Në fraksionin e dytë Selta kalon sërish ne avantazh por Atletiko shënon dy herë në fund me Karrasko dhe Grizman. 3-2 fiton Atletiko dhe ngjitet në vend të katërt.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos