Kampionati italian i futbollit ka dhuruar rezultate surprizë, ku Juventusi fitoi në Milano, ndërsa Roma ka rënë në Palermo. Ashtu sikur pritej ndeshja kryesore Inter - Juventus ka dhuruar shumë spektakël dhe gola në fushë. Ndeshja ka nisur shumë e mirë për Juventusin që shënon golin e parë në minutën e 3' me Kualiarelën me një super gjuajtje nga jashtë zone duke shokuar portierin zikaltër. Ndërsa në minutat e mbetura të pjesës së parë vlen të theksohet paraqitja e Buffon që ka realizuar dy pritje vendimtare. Në minutën e 54' Palacio barazon për Interin, por jo për shumë kohë, pasi Alesandro Matri shënon golin e fitores duke i dhënë tre pikë me vlerë bardhezinjëve që e dërgojë drejt titullit kampion. Kjo mund të cilësohej si pengesa e fundit e fortë për Juventusin këtë edicion.
Rezultatet e ndeshjeve të tjera të Seria A, të luajtura sot:
Atalanta 0 - 0 Sampdoria
Cagliari 2 - 1 Fiorentina
Genoa 2 - 2 Siena
Inter Milan 1 - 2 Juventus
Lazio 2 - 1 Catania
Palermo 2 - 0 AS Roma
Parma 3 - 0 Pescara
Udinese 0 - 0 Bologna
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Rezultatet e ndeshjeve të tjera të Seria A, të luajtura sot:
Atalanta 0 - 0 Sampdoria
Cagliari 2 - 1 Fiorentina
Genoa 2 - 2 Siena
Inter Milan 1 - 2 Juventus
Lazio 2 - 1 Catania
Palermo 2 - 0 AS Roma
Parma 3 - 0 Pescara
Udinese 0 - 0 Bologna
d.b/shqiptarja.com












