Juventusi mundi Interin 1:0, por
legjenda Del Piero ka disa kritika

Juventusi mundi Interin 1:0, por<br />legjenda Del Piero ka disa kritika
ITALI-Juventus ka mundur Interin 1 me 0 mbrëmë duke shënuar kështu fitoren e 28 radhazi në shtëpi.
 
Loja ishte energjike dhe e bukur sidomos në pjesën e parë ku në minutën e 45 u shënua edhe goli vendimtar nga Cuadrado.
 
Pavarësisht rezultatit pozitiv që rikonfirmoi edhe njëherë pozitat e palëkundura të Juventusit në Kampionatin Italian ka pasur disa kritika nga legjenda e Juventus, Alessandro Del Piero.
 
“E pashë ndeshjen, Juventus ka luajtur shumë mirë në pjesën e parë. Por nuk më pëlqeu diçka, Juve nuk mund të bënte vetëm kundër-sulm në pjesën e dytë. Nuk duhej vetëm të mbyllej në mbrojtje e kaq, sidomos nëse duan të fitojnë Champions Leagues. Po të vazhdohet të luhet kështu kjo do të jetë e vështirë. Por e përsëris: Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme”, tha Del Piero.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos