Juventusi ka kaluar pa shumë vështirësi ekipin e Kievos duke fituar në transfertë me rezultatin 1-2.

Vendasit nuk i kanë rezistuar furisë bardhezi duke pranuar humbjen. "Zonja e vjetër" e nis mjaft mirë lojën duke sulmuar për të shënuar golin e parë të ndeshjes, të cilin e gjen shumë shpejt në minutën e 10' me autorë sulmuesin Matri.

Atëherë kur të dy ekipit po ju drejtoheshin dhomave të zhveshjes, Lishtainer dyfishon shifrat për Juventusin duke vulosur fitoren.

Në pjesën e dytë Thereau ngushton diferencën për Kievon, por pa cënuar fitoren e miqve që vazhdojnë kryesimin të vetëm të ndjekur nga Napoli.


(d.b/shqiptarja.com)