Juventusi ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme në transfertë përballë ekipit të Udinesës me rezultatin e thellë 1-4 në javën e dytë të Serisë A. "Zonja e Vjetër" ka treguar edhe njëherë se edhe në mungesë të trajnerit Antonio Conte di të fitojë, madje bindshëm me një kundërshtarë që i ka hapur gjithmonë probleme. Juventinët e kanë nisur ndeshjen më të lehtë se cfarë e mendonin, serinë e golave e ka hapur Vidal nga 11-metërshi, sakaq Udinese mbetet me një lojtarë më pak në fushë pas largimit me karton të kuq të Bërkic.
Udinese tenton të ndërtojë, por torinezët neutralizojnë të gjitha aksionet në mezin e fushës. Atëherë kur të dy ekipet po bëheshin gati për pushim e fraksionit të parë të ndeshjes, Vucinic dyfishon rezultatin për Juventusin. Tetë minuta nga fillimi i pjesës së dytë, Giovinco trefishon shifrat duke fundosur friulianët. Të pangopur, bardhezinjtë realizojnë edhe pokerin përsëri me Giovincon në minutën e 71 duke vulosur fitoren. Ndërsa vendasit shënojnë golin e nderit me Lazarin në minutën e 78', i cili vlenë vetëm për statistika.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com