Humbja 1-0 kundër Real Madridit në 'Bernabeu' ka ndezur sinjalin e alarmit te Juventusi. Ekipi i Igor Tudor ka shtatë ndeshje radhazi që nuk fiton, ndërsa në tre sfidat e Champions League ka vetëm dy pikë pas dy barazimeve, duke vendosur në diskutim kalimin në turin e radhës.

Paçka se nga shumë medie ndërkombëtare humbja e djeshme kundër Realit në Madrid është parë si performanca më e mirë e Juves këtë sezon, fakti që pikët mungojnë është një shqetësim për një klub kalibri si bardhezinjtë.

Juve dërgoi një sinjal nga Madridi, u zhvendos si një ekip në fushë, duke mos dhënë kurrë përshtypjen se po lëkundet në mënyrë të pakthyeshme nga yjet e Xabi Alonsos. Pastaj, kur topi doli përpara portës, sulmuesit e Juves ishin një katastrofë. Yildiz u përpoq, por asnjë driblim i denjë për duartrokitje, asnjë lëvizje apo pasim vertikal si "numri 10", vetëm një gjuajtje që mbeti në krahët e Courtois.

Vlahovic vazhdon të ketë vështirësi në përballjet kundër portierit. Sprinti për të kaluar Militaon ishte ai i një sprinteri, vrapimi me topin në këmbë gjithashtu, por goditja nuk ishte ajo që pritej. "Çfarë i thashë? Do të mbetet midis nesh... por e di që ajo lëvizje do të qëndrojë me të për një kohë të gjatë", tha Di Gregorio nga porta.

Openda, ndoshta ishte fajtor për gabimin e rastit më të pastër sepse ishte në minutat e fundit dhe nëse do ta kishte bërë punën e tij në maksimum, belgu që mbërriti në fundit e merkatos do të kishte bërë lëvizjen më të papritur për një vend titullari më pas.

Juve bëri një paraqitje të mirë, por nuk kapi momentin e duhur. Dhe nëse nuk e kap, mbetesh pa pikë. Në Torino mbetet të jenë të kënaqur me paraqitjen,personalitetin dhe guximin e treguar në fushë. Por vetëm kaq.