Serie A e futbollit në Itali mbylli të hënën mbrëma raundin e 20-të. Juventusi 'shkërmoqi' 5-0 Cremonesen dhe merr përkohësisht vendin e tretë në renditje, ndërsa tri pikë shkuan edhe për Genoan.

Në Torino, Juventusi fitoi 5-0 kundër Cremoneses në një ndeshje që "Zonja e Vjetër" e fitoi pa shumë vështirësi. Bardhezinjtë kaluan në epërsi pas vetëm 12 minutave lojë, atëherë kur goditja e Mirettit u devijua me kokë nga Bremer dhe u ndal në rrjetë. Vetëm tre minuta më vonë ishte kanadezi Jonathan David që dyfishoi shifrat, ndërsa Cremonese mbeti pa trajner në fushë pasi Davide Nicola u largua me karton të kuq. Në pjesën e parë kishte kohë edhe për golin e Yildiz. Turku mori përsipër goditjen e 11 metërshit, por sfera u stampua në shtyllë dhe u kthye sërish në këmbët e tij, me sulmuesin e Juves që e ndali në rrjetë.

Edhe fraksioni i dytë u dominua nga Juvja që shënoi dy gola të tjerë me autogolin e Terraccianos dhe realizimin e McKennie. Duket se trajneri Luciano Spalletti ka ndryshuar fytyrën e Juves, pasi gjatë 15 ndeshjeve nën drejtimin e tij në të gjitha kompeticionet, "Zonja" ka dhjetë fitore, katër barazime dhe vetëm një humbje, atë kundër Napolit (2-1) për raundin e 14-të në Serie A.

Në 'Luigi Ferraris' vendasit e Genoas fituan 3-0 kundër Cagliarit. Colombo në pjesën e parë dhe Frendrup e Ostigard në fraksionin e dytë ishin autorët e golave për të besuarit e Daniele De Rossit, që parakalojnë Cagliarin në renditje edhe pse me kuotë të njëjtë pikësh (19-të).

Serie A, raundi 20-të:

E hënë, 12 janar 2026

Genoa 3-0 Cagliari

Juventus 5-0 Cremonese

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:30
VIDEO/ Genoa fiton 3-0 kundër Cagliarit dhe e parakalon në renditje

1768293072_genoa.JPG

Në 'Luigi Ferraris' vendasit e Genoas fituan 3-0 kundër Cagliarit. Colombo në pjesën e parë dhe Frendrup e Ostigard në fraksionin e dytë ishin autorët e golave për të besuarit e Daniele De Rossit, që parakalojnë Cagliarin në renditje edhe pse me kuotë të njëjtë pikësh (19-të).

Ora 09:29
VIDEO/ Spalletti ndryshon Juven, 'Zonja e Vjetër' mposht 5-0 Cremonesen dhe lë pas Napolin

1768293006_juventus.JPG

Në Torino, Juventusi fitoi 5-0 kundër Cremoneses në një ndeshje që "Zonja e Vjetër" e fitoi pa shumë vështirësi. Bardhezinjtë kaluan në epërsi pas vetëm 12 minutave lojë, atëherë kur goditja e Mirettit u devijua me kokë nga Bremer dhe u ndal në rrjetë. Vetëm tre minuta më vonë ishte kanadezi Jonathan David që dyfishoi shifrat, ndërsa Cremonese mbeti pa trajner në fushë pasi Davide Nicola u largua me karton të kuq. Në pjesën e parë kishte kohë edhe për golin e Yildiz. Turku mori përsipër goditjen e 11 metërshit, por sfera u stampua në shtyllë dhe u kthye sërish në këmbët e tij, me sulmuesin e Juves që e ndali në rrjetë.

Edhe fraksioni i dytë u dominua nga Juvja që shënoi dy gola të tjerë me autogolin e Terraccianos dhe realizimin e McKennie. Duket se trajneri Luciano Spalletti ka ndryshuar fytyrën e Juves, pasi gjatë 15 ndeshjeve nën drejtimin e tij në të gjitha kompeticionet, "Zonja" ka dhjetë fitore, katër barazime dhe vetëm një humbje, atë kundër Napolit (2-1) për raundin e 14-të në Serie A.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 7 Janar, 22:17

    Si e menaxhoi qeveria situatën e përmbytjeve?