Arturo Vidal i jep tre pikë mjaft të rëndësishme ekipit të Juventusit duke vazhduar kryesimin e Serisë A pa u shqetësuar nga rivalët.

Transferta përballë ekipit të Katanias ka rezultuar më e vështirë sesa parashikohej nga "Zonja e Vjetër". Juventusi ka dominuar lojën përgjatë 90 minutave, por nuk ka mundur të gjejë golin e fitores në pjesën e parë.

Miqtë tentojnë disa herë për të gjetur rrjetën, por momenti i shumëpritur do të ishte në minutën e 57', atëherë kur Arturo Vidal shpëton ekipin e tij nga humbja e dy pikëve duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes dhe të fitores.

Në minutat e mbetura është përsëri "Zonja e Vjetër" që tenton të dyfishojë por deri në fund nuk do të arrinte të shënonte.

(d.b/shqiptarja.com)