TIRANE- Muaji gusht u mbyll me vlerësim të ndjeshëm të monedhës vendase ndaj dollarit, ndërsa në 10 ditët e fundit leku pësoi zhvlerësim ndaj monedhës europiane, Euro.

Nga dita e parë e Gushit deri në datën 21, kursi i këmbimit të lekut ndaj euros mbeti i pandryshuar. Prurjet e emigrantëve në këtë periudhë favorizuan blerësit të monedhës europiane. Por në datën 31 gusht leku u zhvlerësua me 0.93 lekë, krahasuar me ditën e parë të muajit.

Ndërsa në blerjen e dollarit, monedha shqiptare arriti pikën më të fortë ditën e fundit të gushtit, kur një dollar u këmbye me 110.09 lekë, ose 1.47 lekë më pak se në fillim të muajit.
(sg/atsh/ shqiptarja. com)