Këngëtari shqiptar baba për herë të 
dytë, merr lajmin në 35 vjetorin e tij

Këngëtari shqiptar baba për herë të <br />dytë, merr lajmin në 35 vjetorin e tij
Këngëtari shqiptar i cili gëzon simpatinë e shumë fansave feston sot 35 vjetorin e lindjes së tij.

E teksa kanë qenë të shumta urimet për të nga miqtë, kolegët dhe familjarët, ajo çka e ka gëzuar më së tepërmi këngëtarin Vedat Ademi është lajmi së bashkëshortja e tij pret të sjellë në jetë fëmijën e tij të dytë.

Dorela Ademi i ka dhënë sot këngëtarit lajmin se do të bëhet baba për herë të dytë dhe këtë lajm nga entuziasmi Vedati e ka ndarë më ndjekësit e tij në instagram, ku ka hedhur edhe një foto ku duket barku i Dorelës.

Krahas fotove ai shkruan: ‘’Faleminderit, për urimet,jam falenderues që e festoj ditëlindjen në pritjen e djalit të dytë. Faleminderit familjes time, në vecanti prindërve të mi që më rritën me shumë dashuri. Faleminderit shume @dorelaademi për surprizën shumëëë të vecantë. Mbi të gjitha faleminderit Zotit që na jep jetë që të gëzojmë dhe festojmë. Përqafime pafund për të gjithë”.

vedat ademi

Redaksia Online
E.S/ shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Ju kanë braktisur ambasadorët', debate në Studio Live/ Toska: Janë korruptuar nga Rama! Beqiri: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat

'Ju kanë braktisur ambasadorët', debate në Studio Live/ Toska: Janë korruptuar nga Rama! Beqiri: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat