Këngëtarja italiane Mina
feston 75 vjetorin e lindjes

Këngëtarja italiane  Anna Maria Mazzini e njohur  për publikun me emrin e artit “Mina” ka festuar sot ditëlindjen e saj të 75-të. E ngjitur në skenën e Sanremos në vitin 1961 me numrin 12, Mina ka mahnitur me vokalin dhe interpretimin e saj publikun Italian dhe jo vetëm për më shumë se 60 vite karrierë.

Ajo ka qenë një nga figurat më të rëndësishme jo vetëm prej vokalit të saj, por edhe për shkak të pamjes së saj të veçantë. Parukierja e saj Fernanda Villa e kujton këngëtaren e njohur përmes pamjes së saj dhe ndryshimeve që herë pas here bënte. “Ishte e fiksuar pas modelit të flokëve por nuk donte të humbte kohë në parukeri.

Ndodhesha njëherë në shtëpinë e saj në Cremona për ta krehur për eventin e rëndësishëm ku do të shkonte. Asokohe flokët i mbante të shkurtra, me një prerje ku evindetohej më tepër fytyra e saj. Gjithashtu e pranishme atë mbrëmje ishte edhe rrobaqepësia dhe unë u përpoqa të kombinoja krehjen me fustanin që ajo kishte zgjedhur,”- ka vijuar Villa.

mina


mina

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti