Këngëtarja e grupit “The Saturdays”, Mollie King gjithmonë ka rënë në sy për sensin e saj të modës dhe shijet e veçanta.

Prandaj ajo ka qenë zgjedhja e duhur në krye të firmës së produkteve kozmetike “Maybelline”.

mollie king

Ajo është bërë imazh i kësaj marke në “London Fashion Week”.

Vetë këngëtarja është shprehur mjaft e ngazëllyer për këtë projekt të fundit.

“Maybelline” ka qenë marka e praë që kam pëlqyer përsa i përket tualeteve dhe më ka pëlqyer ti përdor gjithmonë, derisa më në fund do të jem imazh i saj”, ka thënë Mollie.

Bukuroshja bjonde ka pozuar në një seri fotosh interesante, ku bie në sy ngjyra pink e buzëve.

mollie king

Ndërkohë nga ana tjertër ajo ka qenë e angazhuar në karrierën e saj muzikore së fundmi, pasi së shpejti pritet të nxirret në treg albumi i ri i grupit të pop-it.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)