37-vjeçarja pak kohë më parë tentoi të tërheqë vëmendje duke akuzuar Kim kardashian për imitim, prandaj edhe kjo sjellje nga ana e saj mund të jetë e qëllimshme, që të zërë disa tituj në mediat rozë, e pse jo, të marrë ndonjë përgjigje nga këngëtarja me origjinë shqiptare.
Por, Karleusa ka fshirë shumicën e postimeve fyese, ndoshta pasi është konsultuar me ekipin e saj. Jelena është justifikuar më pas duke thënë se ka marrëdhënie shumë të mira me shqiptarët dhe shumë prej ndjekësve të saj në rrjete sociale janë shqiptarë. Disa orë më pas ajo ka postuar dy mesazhe nga fansa shqiptarë që e përkrahin dhe për të treguar se të tjerët janë keqkuptuar.
Në njërin prej postimeve Jelena ka shkruar: “Për shkak të interesimit të madh të shqiptarëve dhe mediave të tyre (unë shkruaj në gjuhën serbe, të gjithë e dimë pse), një përshëndetje të madhe për pyetjen: KUSH ËSHTË RITA ORA? Unë me të vërtetë nuk e di”
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)