Këpucët e fëmijëve, çfarë
duhet të dinë prindërit

Këpucët e fëmijëve, çfarë<br />duhet të dinë prindërit
Prindërit shqetësohen për këmbën e sheshtë, por ... këmbët e sheshta janë normale në foshnjat, fëmijët dhe të rriturit. Këpucë të veçanta, inserte, wedges, ose ushtrimet nuk krijojnë një hark në një fëmijë me një shputë të rrafshët e fleksibël.

A DINI SE?
Një në pesë fëmijë kurrë nuk zhvillon hark. Shumica e të rriturve me këmbë të sheshtë fleksibël kanë këmbë të forte e pa dhimbje.
Shumica e fëmijëve kanë harqe të ulët për shkak se ata kanë artikulacione të lirshme. Harku sheshohet kur ata janë në këmbë dhe këmbët e tyre duket sikur rrokullisen dhe këmbët e tyre drejtohen nga jashtë.

Harku mund të shihet kur këmbët mbahen të varura dhe të lira ose kur fëmija qëndron mbi gishtat e këmbëve të saj.

A E DINI SE?

Vendosja e një pad-i ose inserti nën harkun e një dystabani të thjeshtë fleksibile e bëjnë fëmijën të ndjehet keq... dhe kjo është një humbje parash !

MJEKU ËSHTË I SHQETËSUAR

Nëse dystabani është i ngurtësuar, i dhimbshëm ose shumë severe. Por mjeku është më i shqetë- suar kur sheh një hark të lartë, sepse ajo me shumë gjasa mund të shkaktojë dhimbje më vonë.

Mjeku është i shqetësuar nëse është dystaban i :
Por mjeku është më i shqetë- suar kur sheh një hark të lartë, sepse ajo me shumë gjasa mund të shkaktojë dhimbje më vonë.

Intoeing është e zakonshme gjatë rritjes së fëmijës
Shputa e Harkuar
Ka tre shkaqet të in- toeing që mjeku juaj mund të përcaktojë:
1. Shputa e harkuar
2. Rrotullimi Tibial
3. Rrotullimi Femoral

Shputa e harkuar shkaktohet nga pozicioni i fëmijës përpara lindjes. Shumica e fëmijëve me këmbë të harkuar përmisohen pa trajtim në muajt e pare, megjithatë përmis-imi mund të shkojë deri në 3 vitet  e para te jetës.

Rrallë, shputa e harkuar mund të jetë e ngurtësuar, persistojë dhe të ketë nevojë për trajtim me allçi apo splint. Këpucët speciale nuk e korrigjojne .

RROTULLIMI TIBIAL

Rrotullim Tibial është një kthim përbrenda të pjesës së poshtme të këmbës. Kjo është një vari- ant i normales që është shumë e zakonshme gjatë foshnjërisë dhe fëmijërisë.

Splintet, ushtrimet, bracet, ose modi- fikimet e këpucëve nuk e korrigjojnë rro- tullimin dhe në fakt mund të jenë të dëmshme. Këmbët me rrotullim tibial drejtohen pa trajtim gjatë foshnjërisë dhe fëmijërisë.

RROTULLIMI FEMORAL

Rrotullimi femoral është një për- dredhje e kockave të kofshës shkaktuar nga një rotacioni i brendshëm i këmbës. Shkaku i rrotullimit të femurit është i panjohur. Rrotullimi i femurit është më e rëndë kur fëmija është rreth pesë apo gjashtë vjeç.

Shumica e fëmijëve duke u rritur nga mosha 10 vjeç e kalojnë këtë shqetësim. Insertet e këpucëve, modifikimet ose bracet nuk e korrigjojnë këtë kondicion. Ata mund të jene të pakëndshme për fëmijët si dhe mund ti lëndojnë kur luajnë. të që përplasen.

KËMBËT E HARKUARA DHE GJUNJTË QË PËRPLASEN

Gjatë zhvillimit të tyre normal,foshnjat shpesh kanë këmbë të harkuara. Me rritjen e fëmijës mund që gjunjtë të trokasin, përplasin njëri-tjetrin deri nga mosha 18 muajsh. Me rritjen e mëtejshme këmbët drejto- hen. Mjeku juaj do të vendosë nëse këmbët e fëmijës suaj janë normale. Nëse janë normale, kondicioni do të korrigjohet me kalimin e kohës.

Këpucë të veçanta, wedges, shtesat-insertet ose ushtrimet e bëjnë fëmijën të ndjehet keq dhe nuk e korrigjojë formën.
Mjeku juaj mund të shqetësohet nëse gjendja është e rëndë, ndodh vetëm në njërën anë, ose shkon në familje - veçanërisht në qoftë se familja ka tendencë të jetë jashtëzakonisht e shkurtër në shtat.

KUJTO....

Gjëja më e mirë që ju mund të bëni për fëmijën tuaj është ta inkurajoni për ak- tivitet fizik dhe për të shmangur mbi- ngrënie.

Mos harroni se këpucët e ashtuquajtura korrigjuese, insertet, wedges ose bracet janë të paefektshme dhe e bëjnë fëmijën tuaj të pakënaqur. Tja lejme magjisë së kohës dhe rrittjes ta korrigjojë problemin. Trajtimi natyral është i sigurtë, i lirë dhe efektiv.

Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash