Ministri grek i drejtësisë, Haralambos Athanasiu, me një letër drejtuar shefes së Fondit Monetar Ndëkombëtar Christine Lagarde, kërkon më shumë informacione lidhur me deklaratat e saj gjatë një interviste për gazetën “Financial Times” për kërcënime ndaj jetës së saj, kur foli për çështjen e evazionit fiskal në Greqi.

Sipas mediave greke ministri kërkon më tepër të dhëna nga Lagarde, me qëllim që autoritetet greke të avancojnë në veprimet dhe procedurat e ligjshme.

Sipas të njëjtave burime, prokuroria po shqyrton nëse do të urdhërojë fillimin e hetimeve rreth denoncimeve të Lagarde se pati kërcënime për jetën, por edhe për denoncime të ngjashme që bëri kryetari i SYRIZA-s, Aleksis Tsipras.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)