VATIKAN- Vatikani nuk do të ndërmarrë masa shtesë sigurie për mbrojtjen e Papa Françeskut gjatë vizitës së tij në fundjavë në Shqipërinë me shumicë myslimane, pavarësisht raportimeve se militantët islamikë po kthehen nga Lindja e Mesme. Media italiane ka shkruar dje se, Vatikani nuk ka shfaqur ndonjë shqetësim të veçantë edhe për për kërcënimet që kanë ardhur nga terroristët e ISIS.
Pohimi është bërë nga zëdhënësi i Vatikanit, Federico Lombardi, i cili ka deklaruar për median se, Papa do të udhëtoje më të njëjtin mjet të hapur që përdor në sheshin “Shën Pjetër” kur të përshëndesë turmat në vendin e varfër ballkanik të dielën. Zyrtarët e sigurisë në Vatikan janë të qetë përpara vizitës 11-orëshe, tha ai. Papa Françesku do të vijë në Shqipëri ditën e dielë në datën 21 Shtator, në ditën e Rinisë dhe për këtë qëllim, edhe vendi ynë ka marrë masa të shumta për këtë vizitë.
Ndërkaq Lombardi ka thënë se Papa do të vizitojë Shqipërinë për të nxjerrë në pah rilindjen e Krishtërimit, që ishte fshirë në mënyrë brutale gjatë sundimit komunist dhe për të treguar se si katolikët, ortodoksët dhe myslimanët mund të punojnë së bashku për të qeverisur vendin. Edhe mediat italiane, referuar burimeve të paidentifikuara, kanë bërë të ditur se, forcat e sigurisë në Shqipëri i kanë përcjellë Interpolit shqetësimin se militantët islamikë që janë stërvitur në Siri dhe Irak janë kthyer dhe mund të përbëjnë rrezik për Françeskun.
Lombardi tha se ndërsa ka një shqetësim të përgjithshëm në lidhje me kërcënimin nga Shteti Islamik, “nuk ka asnjë kërcënim specifik ose rrezik që mund të ndryshojë sjelljen e Papës ose mënyrën se si do organizohet udhëtimi”. Vendimi i Françeskut që të vizitojë Shqipërinë e vogël përpara ndonjë kryeqyteti të madh europian përkon me dëshirën e tij që kisha të shkojë drejt periferive. Po ashtu kjo konfirmon dëshirën e tij për të inkurajuar komunitetet e krishtera, të persekutuara dikur.
Shkrimi u publikua në "Shqiptarja.com" (Print) më 16.09.2014
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com