TIRANË – Policia ka marrë kërcënime pas arrestimit të Ismail “Ballist” Morinës. Kërcënimet janë bërë me anë të dy mesazheve elektronike të dërguara nga “Njësitë Guerile Tiranë” dhe “Brigadat e Kuqe”.
“Njësitë Guerile Tiranë” në e-mail kërkojnë “lirimin sa më të shpejtë të Ballistit Ismail Morinës dhe tre vëllezërve tanë të arrestuar dje në darkë. Në rast të kundërt nqs nuk lirohen para ores 18:00 nuk do mbajmë përgjegjësi për ç’ka mund të ndodhësot me mberritjen e kombëtares serbe. Do ndizet Tirana flakë sot dhe turpi do bjerë mbi ju.”
Kurse “Brigadat e Kuqe” thotë se “kjo duket qartë se është manipuluar dhe spiunuar nga qarqe antishqiptar dhe kërcënojnë se, “sado që mendoni se keni marrë masat e mjaftueshme për pritjen e shkijave sot do i tregohet botës se ne jemi shqiptarë dhe askush nuk na shkel me këmbë”.
Nga verifikimet e kryera nga Policia e Shtetit rezulton se këto e-maile janë dërguar duke përdorur IP nga Shqipëria. Policia vijon hetimet për zbulimin e autorëve të këtyre kërcënimeve.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com