Një anëtar i partisë AKR në Kosovë është kërcënuar me jetë nga disa persona. Lajmi është bërë i ditur nga kandidati për kryetar të Prishtinës nga AKR, Selim Pacolli. Ky i fundit tha se këto kërcënime nuk e frikësojnë dhe se do të përballen me çdo person të tillë, raporton tetova sot.

Pacolli e bëri deklaratën për kërcënimin e anëtarit të AKR pranë stacionit të policisë, edhe pse akoma nuk është paraqitur rasti i kërcënimit në komisariat. Për sa i përket detajeve mbi ngjarjen dhe personit që ka rënë pre e kërcënimit, ai u tregua i rezervuar. 

Ndërkohë, vetëm pak javë më parë u kërcënua me jetë dhe deputetja e PDK, Albana Xharra, të cilës i shkruanin në “Facebook” se “do ta mbush barkun me plumba”.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com