TIRANE- Ditën e sotme Seksioni Kundër Vjedhje me Dhunë dhe me Armë pranë Policisë së Kryeqytetit, kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të një gjobvënie për dhënie pasurie përmes mesazheve.
Falë shtrirjes në kohë dhe të shpejtë të këtij hetimi, ku pas kallëzimit të marrë rreth 3 ditë më parë nga e dëmtuara, u arrit identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, i cili ka konsumuar elementë të veprës penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.
Kapja e tij u realizua në afërsi të Shkollës së Baletit në Tiranë ku u krye dhe arrestimi i Fabion Kujtim Ismailaj, 18 vjeç, banues në Tropojë, i cili dyshohet si autor i shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie të një shtetaseje 14-vjeçare.
Nga hetimet e kryera, rezultoi se autori e ka njohur më parë 14-vjeçaren në facebook dhe më pas i ka dërguar mesazhe kërcënimi për jetën dhe familjarëve të saj, për dhënie pasurie.
Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular nga i cili janë dërguar mesazhet kërcënuese për gjobvënie.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale “të shtrëngimit me anë kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com