Kërcimi me litar, forma më
e mirë e dobësimit

Kërcimi me litar, forma më <br />e mirë e dobësimit
JAPONI - Disa kërcime me litar janë në gjendje që të eliminojnë urinë për disa orë në vazhdim, duke u bere dhe forma me e mire e dobesimit, zbuloi një studim i realizuar nga ekspertë japonezë. Sipas tyre, kërcimet në të njëjtin vend, realizuar për disa minuta, përbëjnë gjithashtu mënyrën më të mirë për të reduktuar marrjen e kalorive dhe realizuar një dietë të suksesshme.

Studiuesit e Universitetit të Uasedës në Japoni i kërkuan një grupi vullnetarësh që me barkun bosh, pas zgjimit nga mëngjesi, të pedalonin për disa minuta në një palestër. Atyre u kërkohej që pas këtij ushtrimi të realizonin kërcime me litar për disa minuta me radhë dhe të regjistronin se kur do të ndienin uri pas kësaj.

Tek pothuajse të gjithë vullnetarët vihej re një ndërprerje e oreksit, ndërsa ndienja e urisë shfaqej tek ata me disa orë vonesë, ndonëse nuk kishin konsumuar mëngjes dhe kishin realizuar një aktivitet të rëndësishëm fizik. Ndonëse nuk ka ende një shpjegim dhe të qartë shkencor, ekspertët besojnë se lëvizja ulje-ngritje e trupit është në gjendje, që në një farë mënyrë, t’i dërgojë trupit sinjale, që bllokojnë enzimat tretëse dhe hormonin, i cili krijon ndienjën e urisë.

Marrë nga Idividi
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi