TIRANE- Gjykata e Strasburgut i kërkon qeverisë shqiptare që të bëjë një përllogaritje të shumës së parave që duhen arkëtuar nga procesi i legalizimeve në mënyrë që nga këto para të fillojë kompensimi i ish-pronarëve në tokat ku janë ngritur ndërtime informale. Në bazë të rekomandimeve të bëra në projektin pilot të Strasburgut për kthimin dhe kompensimin e pronave kërkohet që në llogarinë e akteve të pronësisë të dallohen nga kompensimi për ish-pronarët në fuqinë e aktit të legalizimit.