Kërkesa për marrjen e pensionit
jo më te ISSH-ja, por te Bashkitë

Kërkesa për marrjen e pensionit<br />jo më te ISSH-ja, por te Bashkitë
Qeveria vendos të ndryshojë vendin ku do të bëhet dorëzimi i kërkesës për pension dhe dokumentave të tjera. Do të jenë zyra që do të ngrihen pranë bashkive, ato që do të pranojnë dokumentat. Kjo do të thotë se kërkesa për marrjen e pensionin nuk do të bëhet më pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore. “Kërkesat, së bashku me dokumentet e përcaktuara në rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, paraqiten dhe administrohen në sportelet e shërbimit, në ato bashki ku ndodhet vendbanimi i përhershëm i personit”, - thuhet në projektligjin e qeverisë, që tashmë është dorëzuar në Kuvend. Në këtë mënyrë, qeveria vendos që ti kalojë të tjera kompentenca bashkigve, duke i deleguar të drejtën për të marrë kërkesat dhe dokumentat për pension.

PËRMBAJTJA E PROJEKTLIGJIT
“Ky projektligj është ndarë në dy pjesë kryesore: Në nenin 1, të projektligjit parashikohet ndryshimi i paragrafit 2, të nenit 84, me përmbajtjen si vijon: “Kërkesat, së bashku me dokumentet e përcaktuara në rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, paraqiten dhe administrohen në sportelet e shërbimit, në ato bashki ku ndodhet vendbanimi i përhershëm i personit, sipas procedurave të parashikuara në legjislacionin që rregullon mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel.
Në nenin 2 të projektligjit parashikohet ky ndryshim: - Pas fjalisë së parë të nenit 86, paragrafi 1, shtohet fjalia me këtë përmbajtje: - “Ankimi në këto raste depozitohet pranë sporteleve të shërbimit në përputhje me legjislacionin që rregullon mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel”, - thuhet në relacionin e qeverisë.

ADMINISTRIMI
“Marrja nën administrim e sporteleve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore shoqërohet me shpenzime, të cilat janë rezultat i pagave të punonjësve, të cilët do të transferojnë kontratën e tyre të punës nga ISSH-ja tek ADISA, shpenzimeve të mirëmbajtjes, kancelari dhe pajisje të nevojshme për zyrat. Trajtimi financiar, marrëdhëniet e punës dhe shpërblimi për këta punonjës, do të rregullohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Për vitin 2016, ofrimi i shërbimeve publike në këto sportele do të financohet nga transfertat buxhetore të institucioneve të sipërcituara tek ADISA, dhe nuk do ketë kosto shtesë për buxhetin e shtetit”, - thheksohet në relacionin e qeverisë.

DOKUMENTAT
Fotokopje e Kartës së identitetit, certifikatë familjare, certifikatë martese (e detyrueshme vetëm për femrat), librezë pune, librezë kontributesh, vërtetim për periudhën e Shërbimit të Detyrueshëm Ushtarak dhe diploma e shkollës së lartë (e detyrueshme vetëm për femrat).Në rastet kur mungon libreza e punës duhet të dorëzohet një deklaratë për vitet e punës si dhe vërtetim nga Qendra e punës për periudhat e punës. Gjithashtu duhet të dorëzohet vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut që nga viti 1994 deri në momentin e lënies së punës, Vërtetim i pagesës së papunësisë (asistencë), Vendim gjykate për njohje vjetërsie në punë, Mandat-pagesat për derdhjen e kontributeve dhe vërtetim për Pagesën kalimtare (si ushtarak).
Për përfitimin e llojeve të tjera të pensionit duhen dorëzuar edhe dokumentacionet shtesë.
 
Si ndryshon ligji për Sigurimet Shoqërore
 
ISHTE
Neni 84
Kërkesa
1. Personi i siguruar ka të drejtë të kërkojë përfitime sa herë që mendon se i plotëson kushtet për përfitimin e tyre.
2. Kërkesat bëhen në agjencitë lokale të Institutit të Sigurimeve Shoqërore ku ndodhet: a) vendi i punës për personat e punësuar; b) vendi i banimit për gjithë personat e tjerë.
 
BËHET
Neni 84
Kërkesa
1.Personi i siguruar ka të drejtë të kërkojë përfitime sa herë që mendon se i plotëson kushtet për përfitimin e tyre.
2. Kërkesat, së bashku me dokumentet e përcaktuara në rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, paraqiten dhe administrohen në sportelet e shërbimit, në ato bashki ku ndodhet vendbanimi i përhershëm i personit, sipas procedurave të parashikuara në legjislacionin që rregullon mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel.
 
Neni 86
Ankimimi
Ankimi kundër vendimeve të përfitimeve bëhet në komisionin e ankimit pranë drejtorive rajonale të sigurimeve shoqërore.
 
Neni 86
Ankimimi
Ankimi kundër vendimeve të përfitimeve bëhet në komisionin e ankimit pranë drejtorive rajonale të sigurimeve shoqërore. Ankimi, në këto raste, depozitohet pranë sporteleve të shërbimit, në përputhje me legjislacionin që rregullon mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Kosovarët e duan Harris e serbët Trump

Kosovarët e duan Harris e serbët Trump