Lëvizja nga një qytet në tjetrin, sjell nevojën dhe për transferimin e dosjes së pensionit. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka përcaktuar kërkesën që duhet të plotësojnë të moshuarit për të transferuar pensionin e tyre. Në kerkesë hidhen të dhënat personale, vendi ku do të transferohet dosja dhe Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore që do ta marrë përsipër dosjen.
Dokuemntat që duhet të dorëzohen pranë ISSH janë: Çertifikatë familjare, fotokopje e Kartës së identitetit, fotokopje e kontratës së energjisë elektrike, vërtetim për fëmijët deri në 25 vjeç nga shkolla, vërtetim nga Zyra e Tatim-Taksave, vërtetim nga Zyra e Tatim-Taksave të Bashkisë ose Komunës, vërtetim nga Zyra e punës, si punë kërkues për anëtarët e tjerë të familjes dhe deklaratë për kompensimet. Kjo procedurë ndiqet për të gjitha pensionet e pleqërisë, invaliditetit, pensionit familjar dhe pensionit suplementar.
Gjithashtu ISSH ka përcaktuar dhe rastet kur të moshuarit ose invalidët nuk janë dakort me pensionin që u është lidhur. Në këto raste plotësohet një kerkesë e veçantë, rivlerësimin e pensionin. Rivlerësimi mund të bëhet kur ka gabime në llogaritjen e përfitimeve përfundimtare ose kur nuk janë hedhur gabim vitet e punës. Kërkresa dorëzohet pranë drejtorive rajonale të ISSH dhe më pas mblidhet një komision i veçantë për të vlerësuar kërkesën.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com