BRUKSEL – Azlikërkuesit nga Ballkani Perëndimor gjatë vitin të kaluar kanë bërë më shumë kërkesa për azil në Bashkimin Evropian se qytetarët e Sirisë që janë larguar nga lufta civile në vendin e tyre. Sipas raportit vjetor të publikuar nga Komisioni Evropian Serbia është në krye të vendeve të Ballkanit në numrin e azilkërkuesve.
“Kjo është një çështje shumë serioze që rëndon sistemin,”- ka deklaruar Cecilia Malmstrom gjatë prezantimit të raportit.
Sipas raportit numri i azilkërkuesve nga Serbia, Maqedonia, Bosnja, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova ka tejkaluar numrin e kërkesave nga Siria e shkatërruar nga lufta.
Serbia renditet e para me 22.500 prej 78 000 azilkërkuesve në total të rajonit. Numri i azilkërkuesve nga Serbia në vitin 2013 u rrit me 17% në krahasim me vitin e kaluar dhe ata, si dhe azilkërkuesit nga Maqedonia dhe Bosnja.
Raporti gjithashtu vuri në dukje një rritje drastike në kërkesat për azil nga Kosova dhe Shqipëria, duke vënë në dukje se këta janë kryesisht shqiptarë.
Malmstrom tha se shumica e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor i përmbahen në mënyrë rigoroze, rregullave të vendosura nga regjimi pa viza, por kjo pjesë të vogël, që paraqet më pak se 1% , abuzon për përfitimet ekonomike që ofrohen nga azili.
“Ne bashkëpunojmë edhe me këto vende dhe të gjithë janë duke bërë përpjekje për të ulur numrin e azilkërkuesve”– tha Malmstrom.
E pyetur nëse anëtarët e BE kërkojnë të fillojë heqja e përkohshme e regjimit pa viza për vendet e azilkërkuesve, Malmstrom tha se askush nuk e ka kërkuar ende, por se ekziston një mundësi e tillë.
Mekanizmi u miratua vitin e kaluar me kërkesë të vendeve anëtare pikërisht për shkak të valës së azilkërkuesve nga Ballkani Perëndimor.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com