Policia kufitare ka arrestuar 40 vjeçarin fierak Ermal (Edmond) Brahimaj në pikën doganore të Qafë-Thanës.
Brahimaj është arrestuar për “llogari të Interpol Roma” pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë.
Njoftimi i policisë:
Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, bënë arrestimin provizor të shtetasit:
Ermal (Edmond) Brahimaj, 40 vjeç, banues në Fier.
Më datë 28.12.2017 shtetasi i mësipërm është paraqitur në hyrje të Republikës së Shqipërisë.
Gjatë verifikimit të dokumentacionit të tij në sistem, shtetasi i mësipërm rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore italiane kane lëshuar urdhër arrestin nr 19089 datë 24.10.2008 si dhe kanë caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike" parashikuar nga Kodi Penal Italian.
/Shqiptarja.com

Për veprime të mëtejshme u njoftua ZQK Interpol Tirana me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com