Kërkohej për plagosje, kapet
me fishekë në automjet i riu

TIRANE - Kërkohej për plagosje në kombinat, policia arreston Gentian Osmanin 27-vjeçar në Kamëz duke i sekuestruar në makinë fishekë dhe dy maska. Arrestimi Osmanit është bërë pasi kërkohej prej 24 orësh pasi ishte njoftuar se pas lëndimit të një qytetari në kombinat ai ishte larguar në drejtim të veriut.

Po ashtu në kërkim është shpallur dhe një 24 vjeçar me inciale T.Ll i cili dyshohet se është bashkëpunëtori Osmanit. Policia po kryen hetimet pasi dyshohet se Osmani ka përdorur dhe armë pa leje por kur i është kërkuar të ndalojë në postbllokun e policisë ai e ka thyer atë duke mos u ndalur.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë

Arrestohet një shtetas, si dhe shpallet në kërkim bashkëpuntori i tij, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” ”Kanosja”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", “Moskallzimi i krimit” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr 6 arrestuan shtetasin:

Gazmend Osmani, 27 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe shpallën në kërkim shtetasin :

T.Ll., 24 vjeç, banues në Kashar.

Shtetasi Gazmend Osmani ishte shpallur në kërkim nga shërbimet e policisë pasi, me datë 16.02.2018 rreth orës 11:00, në rrugën "Azem Meshi" në bashkëpunim me shtetasin T. Ll., 24 vjeç banues në Kashar, pas një konflikti të çastit kanë kanosur dhe plagosur lehtë me mjete të forta shtetasin A. D dhe janë larguar nga vendngjarja.

Në vijim të punës, për kapjen e tyre , më datë 17.02.2018 shërbimet e policisë kanë konstatuar në Kashar mjetin me targë AA 064 NZ që drejtohej nga shtetasi Gazmend Osmani. 

Punonjësit e Policisë i kanë bërë shenjë të ndalojë, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar duke u larguar me shpejtësi.

Shërbimet e Policisë janë venë në ndjekje të këtij mjetit, ku në afërsi të mbikalimit të Fushë Krujës kanë bërë të mundur bllokimin e mjetit si dhe kapjen e shtetasit Gazmend Osmani, i cili drejtonte mjetin.

Ndërsa shtetasi T.Ll., 24 vjeç, banues në Kashar, që udhëtonte si pasagjer me të, njëkohësisht edhe bashkëpuntor i ngjarjes së ndodhur më datë 16.02.2018, ka mundur të largohet dhe është shpallur në kërkim. 

Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

• dy maska dhe një karikatore arme zjarri pistoletë me pesë fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të “Plagosja e lehtë me dashje” ”Kanosja”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit “Moskallzimi i krimit” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga nenet ,89,84,278/2 ,300 dhe 242 -25 të Kodit Penal.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Dëmtimi i rëndë, Armando Brojës iu dha oksigjen në fushë! Trajneri: Duket keq, kemi shpresa

VIDEO/ Dëmtimi i rëndë, Armando Brojës iu dha oksigjen në fushë! Trajneri: Duket keq, kemi shpresa