Arrestohet i riu i shpallur në kërkim për dy vjedhje dhe për kultivim të bimëve narkotike.
Policia e Lushnjës vuri në pranga sot të shpallurin në kërkim Juxhino Hila, 21 vjeç, banues në fshatin Pluk.
Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet si autor i dy vjedhjeve të ndodhura në fshatin ku banon.
Përkatësisht në datën 7 shtator 21-vjeçari dyshohet se ka vjedhur banesën e K.M. dhe në datën 30 shtator ka vjedhur banesën e personit G.L.
Gjithashtu Hila dyshohet dhe për kultivim të bimëve narkotike të gjetura më 29 maj të këtij viti pranë banesës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Lushnjës për veprat penale “Vjedhja” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com