Policia e Durrësit ka arrestuar sot një shtetas në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Në prangat e policisë ka rënë Dorjan Gjoka, 21 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës. Ai akuzohet për veprat penale "Vrasje" dhe "Vjedhja në rrethana rënduese" të kryera në Itali.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Astit, Itali, ka lëshuar “Urdhër Arresti” Nr. 5127/15 R.G.N.R – 4034/15 R.G.GIP, datë 17.03.2016, për veprat penale"Vrasja" dhe “Vjedhje në rrethana rënduese” parashikuar në Nenet 624, 625, 628 dhe 586 të Kodit Penal Italian.
Gjoka, në Janar të 2015, në Pocapagalia ka kryer tre vjedhje banesash dhe datë 21.06.2015, ka kryer një grabitje në Pollenzo Itali, me pasojë vdekjen e shtetases italiane M. P.
I riu nga Durrësi ishte shpallur në kërkim nga ZQK Interpol Tirana me shkresën Nr. 5523/k/6, datë 25.09.2016.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com