Prokuroria kërkoi 14 vite burg për ish-drejtuesin e e një banke të nivelit të dytë në Bilisht, i cili në bashkëpunim me pesë punonjës të tjerë të bankës, grabiti 3 milionë euro nga llogaritë e 57 klientëve.
 
Në total, akuza kërkoi ndëshkimin me 52 vite burg për 6 të pandehurit, por në sajë të gjykimit të shkurtuar masa e dënimit ulet me 33 vjet burg.
 
Për ish-drejtuesin e bankës, Blendi Topalli u kërkua dënimi me 14 vjet burg, për Ervin Xhaxhin 12 vjet, për Floralba Andrean 1 vit e 4 muaj, për punonjësit Juluan Kosho, Kimet Hoxha dhe Lorenc Ballco u kërkua 2 vjet heqje lirie. 


Të akuzuarit në bashkëpunim kanë arritur të marrin shumën prej rreth 3 milionë euro nga llogaritë bankare të 57 klientëve të kësaj banke në Bilisht.