Kërkohet rikthim i ligjit për media
paralajmërohen protesta

Kërkohet rikthim i ligjit për media<br />paralajmërohen protesta
Nuk është mirëpritur dështimi i ndryshimit të Kodit Penal të Kosovës nga ana e kuvendarëve tha.Ernest Sagaga, përgjegjës i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ) për Evropë

Sipas zyrtarëve të i IFJ me këtë vendim Kuvendi, Kosovën e ka shpjer një hap prapa. Sagaga ka ftuar autoritet kosovare të rishqyrtojnë këtë vendim dhe të gjejnë rrugëdalje për daljen nga situata e krijuar për zhbllokimin e lirisë së mediave në Kosovë, sepse këto kode janë në kundërshtim me normat evropiane dhe ndërkombëtare.

Sipas zyrtarëve të Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve me seli në Brukse, Kosova e cila ka pretendon të jenë një vend demokraktik dhe që synojnë për integrime duhet së pari të përmisojnë gjendje e mediave, lirinë e shtypit dhe të ndihmohen ato dhe jo te krijojnë kushte apo masa strikte që do të pengonin në punën e tyre profesionale, siç ndodhi dje në Kuvendin e Kosovës.

Jemi të zhgënjyer me gjendjen e mediave në Kosovë, sidomos me disa ligje, kode nga Kuvendi i Kosovës, ka theksuar sot Olivir Basile, përgjegjës i organizatës botërore “Reporterë pa kufij “për Evropë. Sipas Basile, për RSF kodet në fjalë janë në kundërshtim me standardet evropiane dhe natyrisht janë të papranueshme për këtë organizatë.

“Me këto kode, masa të fundit nga ana e Kuvendit të Kosovës ne nga IFJ i kundërshtojmë energjikisht sepse këto masa strikte censurojnë dhe bllokojnë punën e gazetarëve në Kosovë, që në fakt zgjatet rruga drejt e këtij vendi drejt Bashkimit Evropian, sepse keto veprime janë në kontradiktë me standardet evropiane të cilat sikur edhe OKB, garantojnë lirë e shprehje së medieve”, ka thënë Olivier Basile, përgjegjës i Këto dy organizata ditëve të ardhshme do t’i shkruajnë Prishtinës zyrtare.

Edhe AGPK paralajmron protesta. Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) në konsultim me mediat vendase ka vendosur që t’i drejtohet Avokatit të Popullit me kërkesën që vendimin e Kuvendit të Kosovës për mos heqjen nga Kodi Penal të neneve 37 dhe 38 t’i dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Njëherësh, AGPK, përmes kryetarit Arben Ahmeti ka paralajmërur edhe vazhdimin e protestave të gazetarëve deri në ndryshimin e këtyre dy neneve, të cilat nga mediat vendase konsiderohen se cenojnë lirinë e shprehjes dhe rrezikojnë punën e tyre, shkruan REL.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit 

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit