TIRANË - Pas një greve prej 20 ditësh, dy anëtarë të “Bandës së Cërrikut” janë shtruar në spitalin e burgut në Tiranë. Roland Xhepaxhiu dhe Tomorr Bulzani janë transportuar nga burgu i Drenovës në Korçë ku ata vuanin dënimin, për në spitalin e burgut në Tiranë, pasi kanë shfaqur gjendje të rënduar shëndetësore.
Xhepaxhiu dhe Bulzani ishin në grevë prej më shumë se dy javësh, në shenjë proteste ndaj mosplotësimit të kërkesës së tyre për tu transferuar në burgun e Peqinit. Roland Xhepaxhiu është dënuar me burgim të përjetshëm ndërsa Tomorr Bulzni me 24 vite.
Në një prononcim telefonik për TV A1 Report, avokati i të dënuarve Sajmir Visha tha se përgjegjësi për situatën e krijuar mban drejtoria e Burgjeve.
Sipas tij, kërkesa e të dënuarve për tu transferuar në burgun e Peqinit është legjitime dhe vetëm për shkaqe ekonomike. “Familjarët s'shkojnë dot në burgun e Drenovës, gjendja shëndetësore e të dënuarve e rëndë”, tha avokati Visha për TV A1 Report.
Ai tha gjithashtu, se para grevës së urisë nuk duhet të hesht askush, ndërsa shtoi se mbi këtë situatë i ka bërë kërkesë zyrtare Drejtorisë së Burgjeve.
Dy të dënuarit, Roland Xhepaxhiu dhe Tomorr Bulzani gjenden në spitalin e Tiranës, ndërkohë që pas grevës së urisë gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e vështirë.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com