Kërpudhat janë aleatë
të kockave

Kërpudhat janë aleatë<br />të kockave
 
Tre ose katër kërpudha në ditë mund të prodhojë një sasi të mjaftueshme të vitaminës D për kërkesën mesatare ditore. Por me një kusht: si njerëzit, edhe kërpudhat kanë nevojë për ekspozimin në diell për të filluar prodhimin e fotokimikë.
 
Kërpudha në diell - Në veçanti, është e nevojshme të ekspozohen kërpudhat për 2 orë të tëra në një pjatë të ekspozuar ndaj diellit të verës. Falë diellit, në fakt, janë të ngarkuar me vitaminë D. Lënia e kërpudhave për nja dy orë në hije, thotë Rebecca Mason, mjeke në Sidnei Medical School, i jep kohë për të përfunduar reaksion kimik. Por pa ndryshuar shijen e tyre.
 
Vetëm disa kërpudha - Nuk ka ushqime të tjera në gjendjen e tij natyrore që të ofrojnë më shumë vitaminë D se sa kërpudhat. Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e kockave, sidomos në muajt e dimrit. Hulumtimi konfirmon se tre ose katër kërpudha të sigurojnë rreth 10 mikrogramë të vitaminës, kërkesë e përditshme për një të rrituri akti. Ata që qëndrojnë në ambiente të mbyllura, apo janë të sëmurë, duhet të shtojnë dozën e kërpudhave.

Redaksia Online
(Jetona Koçibelli/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Rama: Ditën kur Albin Kurti shpalli fushatën kundër qeverisë time hëngrëm spageti bashkë

Rama: Ditën kur Albin Kurti shpalli fushatën kundër qeverisë time hëngrëm spageti bashkë