Elitat politike ishin tallur edhe më parë. Historikisht kjo punë kështu ka qenë: “jeni ju, pa jemi ne”. Gjithnjë “në shërbim ..të popullit!”. Por asnjëherë më parë hipokrizia politike s’kishte marrë formë kaq të hapur sa kësaj here, në dy-tre vitet e fundit. Me slloganin “qytetari është i pari”, “ju jeni të parët”, ajo vërtet arriti kulmin!!.
Një pafytyrësi e vërtetë, po të kesh parasysh se shpesh këto sllogane vinin nga dollibashë të darkave “gala” – aty ku derdhej verë e shtrenjtë e të verbonte luksi. Ku vetëm veshja e aksesorët një dame kushtonin sa gjysëm ..hidrocentrali! Dhe ku bizneset e mëdha, herë me dhimbje e herë me qejf, ulnin shpinat para një forme të re “luksoze” tatimi: financimit për bamirësi (!!). Bamirësi që sërisht kalonte nga duart e ...pushtetit. Të cilit pasi zbriste shpenzimet e darkës “gala”, zor se i tepronte më ndonjë lek për ..qëllimin e vet bamirës! Ndonjë kuti bojrash për jetimët e autikët.
Ama edhe në atë rrëmujë parfumesh, kristali e çeqesh bujare, dollibashi asnjëherë s’harroi mesazhin për njerëzit aty poshtë: vërtet ne po bëjmë pak qejf e mbledhim euro, poooor ..për ne Ju jeni të parët! Qytetari është i pari!
****
Ja, këto mendoj dhe çuditem me sforcon e analizës sonë “për të shpjeguar humbjen (!!)”. Një sforco e vërtetë akrobatike ...numerike. E ngritur tërësisht mbi kalkulime. Mbi seri kohore e kilometra rrugësh. Tipike është sidomos për trupën e analistëve “të porositur” nga ish-pushteti ("analistët e Rognerit" -siç i quante një koleg). Loja me shifrat është bërë ..thelbi i analizës së tyre. Fillimi dhe fundi i saj. Ky ishte kaq u bë kaq, ai tjetri katandisi aq!.
Asnjë vështrim më thellë, asnjë përpjekje për të lexuar pak në mendjet dhe shpirtin e njerëzve. Në emocionin njerëzor, individual. Në motivin e mbështetjes por edhe të ..zemërimit të tyre. Asnjë përpjekje për të kuptuar se analiza e këtyre zgjedhjeve dhe përfundimet mbi to, janë një sfidë shumë-shumë komplekse, dhe kjo jo për shkaqe aritmetike, jo aq për shkak të ndonjë vështirësie që paraqesin shifrat, mbledhje-zbritjet apo formula, por kryesisht për shkaqe të tjera: kësaj here ..Cilësore! Njerëzore.
Si mundet analiza jonë “klasike” të mbetet në këtë pikë? Bazuar në ndarjen strikte të njerëzve në ..."elektorat të majtë" dhe ... "të djathtë"?!. Dhe ku luhatjet e flukseve elektorale shpjegohen vetëm si pjesë të një torte. Kjo pjesë u bë më e madhe sepse ...mori një fetë nga kjo copa tjetër!!. Duke harruar se “pjesët” vetë përbëhen nga njerëz. Nga qytetarë me mendje e me shpirt.
Nga njerëz që mund të lumturohen e të shtojnë rradhët, por edhe që mund të zemërohen, dhe ..të kërcejnë direkt tek territori tjetër. Nga copa blu ..tek copa e kuqe. Dhe anasjelltas. Dhe pjerrtas. Madje dhe kryq e tërthor. Dhe ky nuk është një kërcim nga interesi, nuk ngjan fare me kërcimin e atyre deputetëve-tregtarë. Ai vjen nga ndjenjat dhe arësyetimi, nga vlerësimi, nga respekti për veten por edhe nga ..zemërimi.
A s’duket pak fyes për njeriun tek dëgjon ta llogarisin si ..“votues PD-je” apo “votues PS-je” etj!? E pse qenka kështu? Njeriu nuk është robot, as qënie e klonuar. Është e vërtetë që ka kontigjente të betonuar e qorra, të cilëve mendimi u është bllokuar jo nga ndonjë përkatësi a bindje kushedi, por thjesht sepse mendja e tyre ka ngrirë, ka cofur e s’mund të lëvizë, -por është po aq e vërtetë, që shumica e mendjeve të thjeshta e të drejta janë të lira. Ato arësyetojnë e vlerësojnë. Dhe mbi atë bazë ....të japin hakun.
****
Mendoj pra, se dominimi i faktorëve cilësorë jo dhe aq të dukshëm, mbi ata sasiorë -lehtësisht të lexueshëm, duhet të përcaktojë edhe formatin e ri të analizës zgjedhore. Një "analizë ndryshe" kësaj here imponohet nga disa faktorë. Jo thjesht nga planet e trategjitë me të cilat partitë vijnë e "përplasen" në zgjedhje, por nga të tjera shtysa.
Piksëpari nga struktura e çështjeve social-politike të akumuluara, motivet shtytëse me të cilat qytetari i afrohet kutisë së votimit, vetëdija dhe sensi i realitetit në mendjet e liderave, argumentet ose "kuajt e betejës" që ato zgjedhin të kalërojnë në fushatë, njerëzit që përzgjedhin për në skalion të parë, besueshmëria dhe pranueshmëria e procesit e rezultatit, etj, etj. Në secilën nga këto pika, 23 Qershori paraqiti veçori. Dhe këto veçori të situatës e procesit zgjedhor kësaj here, them se duhet të përcaktojnë edhe një tip të ri analize zgjedhore për të ardhmen, duke dalë përtej nivelit të ulët, elementar, aritmetik.
****
Me këto zgjedhje, qytetari më në fund, mund të ndihet vërtet ..i pari. Ai vjen e imponohet në qendër –jo vetëm të politikës por edhe të analizës vetë. As statistika, as fallxhorët e marifetçinjtë e shifrave, dhe as "lista e arritjeve" e shpallur nga lart, nuk kanë më aq peshë sa ...njeriu! Kësaj here, jo më ai qytetar virtual i fantazuar në mëndjen e pushtetit e i klonuar në laboratorin e tij, jo ai "ufo-ja" që shkëlqente në slloganin tallës "ju jeni të parët", por shqiptari normal, i lagjes e i fshatit, i qëndrës dhe i periferisë, rrogtari modest dhe i papuni, njeriu i hallit të përditshëm dhe i xhepave bosh, dhe mbi të gjitha ...njeriu i zërit të papërfillur!
Nga 23 qershori, më mirë se kurdoherë më parë kuptuam se qytetari votues bën zgjedhjen e vet, jo thjesht i shtyrë nga përqindjet dhe numurat, por edhe nga përjetime e lexime të brendëshme, individuale. Ai vjen atje i qetë ose i shqetësuar, i respektuar ose i braktisur, i fyer apo i nderuar, i kënaqur ose ..i zemëruar!
****
Mesazhi vjen i qartë edhe për kabinetin e ri: Qeverisni me shpirt. Numurat nuk mjaftojnë. As kalkulimet politike. Një popull para se ta qeverisesh duhet ta duash, t'ja ndjesh dhimbjet, mirësinë, respektin, por edhe zemërimin. Ndjejeni popullin dhe me siguri qeverisja do t'u jetë shumë më e lehtë. Shumë më i lehtë do t'u jetë edhe largimi prej saj, kur të vijë puna.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.07.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com