Këshilla kundër
shëndoshjes së fëmijës
Fëmijët obezë kanë filluar te bëhen një shqetësim realedhe për vendin tonë. Fëmijë gjithmonë e më të shëndoshë, të përjashtuar nga jeta në ajër të pastër, të fiksuar vetëm pas teknologjisë, të privuar nga sporti.
Fëmijët obezë kanë filluar te bëhen një shqetësim real edhe për vendin tonë. Fëmijë gjithmonë e më të shëndoshë, të përjashtuar nga jeta në ajër të pastër, të fiksuar vetëm pas teknologjisë, të privuar nga sporti. Sipas vëzhgimeve të bëra kohët e fundit, një pjesë e mirë e fëmijëve janë me mbipeshë. Dhe kjo po u ndodh edhe fëmijëve shqiptarë. Çfarë mund të bëhet? Ja disa këshilla që specialistët japin për prindërit, se si tregojnë kujdes për fëmijët kundër shëndoshjes.
Jepni shembullin e mirë: Fëmijët janë shumë të prirë të imitojnë, pra ata bëjnë atë çfarë shikojnë. Nëse ju nuk hani mëngjes, edhe ata nuk do të hanë mëngjes. Të gjitha këto janë zakone të këqija të trashëguara shpesh nga prindërit. Filloni të ndryshoni zakonet tuaja, para se t’i rregulloni mënyrën e të ushqyerit fëmijës tuaj
Ajri i pastër: Fëmijët e sotëm vuajnë shumë nga mungesa e hapësirës dhe e bashkëmoshatarëve të tyre.
Jo rastësisht shumë fëmijë nuk kanë miq dhe pothuajse nuk dalin fare të luajnë jashtë. Ndërsa me televizionin dhe video-lojërat kalojnë tre ose katër orë në ditë. Ata hanë më shumë sesa shpenzojnë energji. Prindërit duhet ta motivojnë fëmijën për të dalë jashtë, në ajër të pastër sa më shpesh dhe duhet t’i krijojnë atij mundësinë që të luajë me bashkëmoshatarët e tij
Sport në vend të dietës: Një dietë e ekuilibruar, nuk vlen fare pa u përshtatur me lëvizje, jo vetëm si aktivitet sportiv, por edhe në formën e lojërave të thjeshta, apo të ngjisin shkallët, në vend që të përdorin ashensorin. Ky vlen si një fillim i mirë, për t’u marrë më vonë me aktivitet sportiv
Ushqim i rregullt dhe i ndryshueshëm: Është thelbësore mënyra se si i jepet ushqimi fëmijës. Një ushqim i rregullt dhe i ndryshueshëm, i ndërthurur me një stil jete aktive, gjë për të cilën familja luan një rol thelbësor, është një nga çelësat e suksesit, për të pasur një fëmijë me formë trupore sa më të mirë. Prindi duhet të ndryshojë bashkë me fëmijën. Dhe ndryshimi i prindit është mënyra më e mirë për të transmetuar mesazhin
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
56.6%
-
Jo
32.7%
-
Nuk e di
10.7%
Vota total: 196
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Që 12 vjeç me leucemi, Vojsava: Marr borxh për ilaçe, shteti s’mi rimburson
28 Korrik, 18:00
-
Paris 2024/ Vetëm 20-vjeçe, notarja i kërkon falje vendit të saj pasi nuk shkoi në gjysmëfinale dhe tërhiqet përfundimisht nga sporti
28 Korrik, 17:54
-
‘Tajlanda e Shqipërisë’, lumi i Shalës mbledh qindra turistë! Gjatë fundjavës, mbi 3500 vizitorë
28 Korrik, 17:54
-
Paris 2024/ Ndotja në Senë, anulohet stërvitja e notit për atletët e triatlonit
28 Korrik, 17:49
-
Meloni zotohet për “rinisjen” e bashkëpunimit me Kinën
28 Korrik, 17:42
-
'Lëvizjet në qeveri janë ekskluzivitet i kryeministrit', Blendi Klosi: Nesër mblidhet grupi parlamentar, ku do diskutohen ndryshimet
28 Korrik, 17:16
-
VIDEO/ Reagimet në sallë teksa Rama po lexonte ndryshimet në qeveri
28 Korrik, 16:48
-
VIDEO/Pas kafes së mëngjesit, kushërirat Bebe Rexha dhe Monika Kryemadhi dalin për Pazar
28 Korrik, 16:42
-
Rama mesazh Ahmetajt: Minj që dalin nga vrima si tigra sy shqyer... qime prapanicash që bëjnë si lajmëtarë të kiametit
28 Korrik, 16:40
-
Formula 1/ Mercedes bën ligjin në Belgjikë, Russell merr vendin e parë! Në pod Hamilton dhe Piastri, Verstappen i pesti
28 Korrik, 16:37
-
Rënia e euros ul të ardhurat/ Raporti vjetor: Të ardhurat nga TVSH në tkurrje! Forcimi i lekut, dëmton buxhetin
28 Korrik, 16:36
-
Dyfishohet numri i adoleshentëve të përfshirë në krime! Psikologia: Teknologjia përkeqësoi situatën
28 Korrik, 16:35