Këshilla për dhëmbë të bardhë

Këshilla për dhëmbë të bardhë
Buzëqeshja është arma kryesore e joshjes; për këtë arsye dhëmbët e bardhë janë shumë të rëndësishëm.

Bikarbonati (soda e bukës)
Një mrekulli e vërtetë, soda e bukës shërben ndër të tjera edhe për zbardhjen e dhëmbëve. Ajo përdoret në vend të pastës së dhëmbëve. Kini kujdes; mos i përdorni te dyja sepse veprimi gërryes do të jetë i fortë.

Ushqimet e rekomanduara dhe ato të papërshtatshme
Për të shmangur depozitimin në dhëmbë, janë të këshillueshme disa ushqime si p.sh: molla, karota ose selino. Duhet theksuar se limoni është gjithashtu i dobishëm për të zbardhur dhëmbët e verdhë. Lani dy herë në javë dhëmbët me disa pika lëng limoni të shtrydhur. Ndërsa ushqimet që duhen shmangur janë: kafeja, vera e kuqe ose frutat e kuqe të cilat mund të zbehin bardhësinë e dhëmbëve. Kjo nuk është arsye për të mos i konsumuar këto produkte, mjafton të lani dhëmbët mbas konsumit të tyre.

Takim me dentistin
Në se njollat në dhëmbët tuaja janë të forta atëherë zgjidhja është vajtja tek dentisti.


Shkrimi u publikua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shiptarja.com
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi